Ndërlidhjet

Dubai: Rrëzohet një aeroplan transportues



Një aeroplan transportues i kompanisë amerikane 'United Parcel Services', është rrëzuar sot jo larg aeroportit ndërkombëtar në Dubai.

Kompania UPS konfirmoi se është rrëzuar një aeroplan i saj, dhe tha se është duke punuar për të siguruar detajet.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe, WAW, tha se aeroplani është rrëzuar në një zonë të pabanuar në afërsi të autostradës.

Televizioni Al Xhazira ka raportuar se anëtarët e akuipazhit e kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG