Ndërlidhjet

Shala:Serbia dhe Bosnja - luftë tregtare kundër Kosovës


Serbia dhe Bosnja po bëjnë luftë tregtare kundër Kosovës ka thënë Mnistri i Ekonomisë së Kosovës, Ahmet Shala për agjencinë e lajmeve austriake, APA.

Ministri Shala ka kërkuar nga BE dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi që të mos e toleroi bllokadën që këto dy shtete po i bëjnë produkteve kosovare.

“Ne lejojmë prodhimet serbe që të hyjnë në Kosovë, pa ndonjë kufizim, pasi duam t’i tregojmë komunitetit ndërkombëtar dhe serbëve se ne nuk besojmë që një sjellje e tillë i ndihmon ndonjerës palë” citohet Ministri Shala nga agjencia austriake.

Ahmet Shala, ankesën e tij e ka mbështetur edhe në faktin se vulat e Kosovës që nuk pranohen nga Serbia janë të njohura nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshi edhe ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.
XS
SM
MD
LG