Ndërlidhjet

Sidnej:Foka kafshon një djalë në kopsht zoologjik


Një djalë 11 vjeçar është sulmuar nga një fokë në një kopsht të njohur zoologjik në Sidnej të Australisë. Djaloshi është ftuar nga mirëmbajtësit e kopshtit që të takohet me fokën në kopshtin Taronga që ishte edhe pjesë e një programi të veçantë të premten.

Pasi e ushqeu kafshën, djaloshi gabimisht e përcolli atë deri sa largohej nga skena. Kjo gjë i shkaktoi panik fokës e cila u kthye dhe e kafshoi në bark atë.

Pas operacionit të menjëhershëm, viktima tani ndjehet më mirë.
XS
SM
MD
LG