Ndërlidhjet

Lëndohet një ministër në Dagestan


Një ministër në Dagestan është lënduar sot nga shpërthimi i një bombe. Policia njofton se Bekmurza Bekurzajev, Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Fetare dhe Kombëtare në qeverinë e Dagestanit, është dërguar në spital pasi vuante nga një sulm shoku.

Dagestani është vend me popullatë të përzier, kryesisht myslimane dhe shtrihet përgjatë Detit Kaspik.

Rajonet jugore të këtij vendi së fundi janë goditur rëndë nga dhuna e islamistëve dhe dhuna kriminale.
XS
SM
MD
LG