Ndërlidhjet

NYT: "Blackwater" mashtroi qeverinë amerikane


New York Times raporton se kompania e sigurisë, “Blackwater Worldwide” ka formuar një rrjet prej 30 kompanish dhe degë të ndryshme si mbulojë për të marrë biznese qeveritare.

Këtë veprim sipas New York Times, Blackwater, e ka bërë pasi u përball me kritika të forta për punën e tyre në Irak.

Gazeta amerikane thotë se Senatori Karl Levin, udhëheqësi i Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë të verifikojë nëse Blackwater e ka gënjyer qeverinë amerikane.

Kompania Blackwater që tani njihet si “XE” u bë e njohur për opinionin pas incidentit të vitit 2007 kur rojet e saj vranë 17 civil irakian.
XS
SM
MD
LG