Ndërlidhjet

logo-print

Dablin: Protestuesit anti-luftë e gjuajnë Blerin


Protestues kundër luftës kanë gjuajtur këpucë dhe vezë në drejtim të ish Kryeministrit britanik, Toni Bler, sot derisa ai futej në një librari në Dablin të Irlandës.

Bler ka shkuar në Irlandë për të marrë pjesë në ceremoninë e parë publike të nënshkrimit të librit të tij të kujtimeve.

Demonstruesit thërrsinin se Bler “ka gjak në duart e tij” për shkak se ka përkrahur ndërhyrjen ushtarake amerikane ndaj Irakut në vitin 2003.

Libri i Blerit, “Një udhëtim” prezanton një mbrojtje të fuqishme të politikës së tij gjatë kohës sa ishte në pushtet. Libri po shitet me shpejtësi të madhe pasi doli në treg të mërkuren.
XS
SM
MD
LG