Ndërlidhjet

Kabul: Krijohet "Këshilli" për paqe me Talibanët


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka njoftuar për krijimin e këshillit që do të nisë bisedimet për paqe me Talibanët.

Njoftimi i zyrës së Karzait thotë se formimi i “Këshillit të Paqes së Lartë” është “një hap i rëndësishëm drejt bisedimeve për paqe”. Në deklaratë gjithashtu thuhet se zyrtarët e shtetit janë takuar me Karzain sot, në pallatin e tij presidencial, për të finalizuar listën e anëtarëve të këshillit.

Kjo listë do të përmbajë “udhëheqës të xhihadit”, figura me ndikim në Afganistan si dhe pjesëtare femra.

Plani i Karzait që të krijojë “Këshillin për Paqe të Lartë” është aprovuar në qershor në tubimin ku morën pjesë udhëheqës fisesh, liderë politikë e fetarë nga i gjithë vendi.
XS
SM
MD
LG