Ndërlidhjet

Serbi: Protestohet kundër dhënies së pasaportave për kosovarët


Disa dhjetra persona kanë protestuar sot në qytetin e Meroshinit në Serbi pasi kanë marrë vesh se 50 shqiptarëve të Kosovës u janë dhënë dokumenta si banorë të kësaj komune. Pas marrjes së pasaportave serbe, siç raporton agjencia e lajmeve BETA, të njejtit janë bërë pjesë edhe e listës së votuesëve në këtë komunë.

Protestuesit thonë se shqiptarët e Kosovës që kanë marrë dokumentat serbe janë banorë fiktiv në Meroshinë. Qëllimi i marrjës së pasaportave serbe, sipas protestuesëve, është mundësia e udhëtimit pa viza në vendet e zonës Shengen.

Organizatorët e protestës kanë bërë të ditur se do presin për reagimin e qeverisë vetëm një javë dhe nëse nuk do ketë kurrfarë reagimi atëherë protesta e tyre do radikalizohet.
XS
SM
MD
LG