Ndërlidhjet

Medvedev ndërron udhëheqësin e "ROSNEFT"


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev ka propozuar sot zëvendësimin e Presidentit të Rosneft, kompanisë më të madhe ruse të naftës.

Zëdhënësja e Kremlinit, Natalija Timakova, tha se Medvedev është takuar sot më Eduard Kudainatov dhe më pas ka urdhëruar qeverinë që ta marr atë në konsideratë për këtë pozitë.

Kudainatov ka qenë zv Presidenti i Rosneft gjatë dy viteve të fundit. Zhvillimet e fundit vijnë pas spekulimeve disa mujore që thonë se Presidenti i deritanishëm, Sergej Bogdaniçkov është në largim e sipër nga pozita udhëheqëse. Bogdaniçkov është President i Rosneft që nga viti 1998.

Rosneft u bë kompania më e madhe e naftës në Rusi pasi mori përsipër fusha që më parë i takonin kompanisë Jukos, pronë e një ish industrialisti të madh të naftës që tani gjendet ne burg.
XS
SM
MD
LG