Ndërlidhjet

Zyrtarët deklarojnë se Banka e Kabulit është e sigurtë


Zyrtarë afgan sot kanë siguruar klientët e bankës së Kabulit se paratë e tyre janë të sigurta. Ky sigurim u bë pas raportimeve në mediat amerikane për korrupsion në këtë bankë.

Deklarimi i zyrtarëve të Afganistanit po ndodh pasi para degëve të Bankës së Kabulit, në të gjithë vendin, afganët kanë pritur në rende të gjata që të tërheqin kursimet e tyre nga banka.

Ministri i Financave, Hazrat Omar, siguroi klientët e kësaj banke se paratë e tyre janë të sigurta dhe se Presidenti vendit, Hamid Karzai, i ka dhënë bankës përkrahjen e plotë të tij.
XS
SM
MD
LG