Ndërlidhjet

SHBA: Nuk kërkuam territorin turk për largimin e armatimit


Zyrtarët e lartë të ushtrisë amerikane thonë se Uashingtoni nuk e ka në plan që të largojë armatimin e saj nga Iraku përmes Turqisë.

Admirali Majkëll Mullen, tha sot në Ankara, se ushtria e SHBA-ve ka kërkuar lejen e Turqisë që të transportojë vetëm disa nga pajisjet jo luftarake nga Iraku përmes territorit turk.

Turqia më parë kishte njoftuar se e sheh të arsyeshme lejimin e kalimit të pajisjeve të tilla dhe materialeve teknike, por jo të armatimit pasi për një gjë të tillë duhet marrë miratimi i Parlamentit.

Në vitin 2003, Turqia refuzoi që të lejojë përdorimin e territorit të saj nga forcat amerikane që të okupoi Irakun.
XS
SM
MD
LG