Ndërlidhjet

Minsk: Hetime të reja për vdekjen e opozitarit


Aktivistët e të drejtave të njeriut në Bellorusi thonë se hetimet e reja do të verifikojnë arsyet pse vdiq Oleg Bebenin, një figurë e njohur e opozitës në këtë vend.

Një zëdhënës i grupit për të drejtat e njeriut, “Charter 97”, bashkëthemelues i së cilës ishte Bebenin, konfirmoi lajmin për agjencinë gjermane, DPA.

Trupi i këtij aktivisti u gjet i pa jetë në rezidencën ku ai zakonisht kalonte verën në periferi të kryeqytetit bellorus, Minsk. Ministria e Brendshme e këtij vendi njoftoi se hetimet paraprake tregojnë se nuk janë gjetur shenja të dhunës në trupin e aktivistit, Bebenin.

I ndjeri ishte fillimisht zv. redaktor përgjegjës i gazetës “Imija”, një gazetë e pavarur kjo belloruse ndërsa në vitin 1998, Oleg Bebenin, krijoi charter97.org, një faqe interneti që zakonisht kritikon qeverinë e Presidentit, Aliksander Llukashenko.
XS
SM
MD
LG