Ndërlidhjet

logo-print

Dagestan: Vriten 3 ushtarë rus, plagosen 30 të tjerë



Zyrtarë të sigurisë në Dagestan thonë se tre ushtarë rus janë vrarë dhe 30 janë lënduar pas sulmit vetëvrasës me një automjet bombe.

Autoritetet thonë se sulmuesi i jepte makinës në drejtim të ushtarëve në një kamp afër qytezës Buinaksk, rreth 50 km larg kryeqytetit Makhachkala.

Zyrtarët thonë se ushtarët bllokuan rrugën e sulmuesit më një kamion ushtarak duke arritur që të parandalojnë pasoja edhe më
vdekjeprurëse pasi makina ishte nisur drejt një tende ku flinin qindra ushtarë.

Bomba shpërtheu kur automjeti u përplas për kamionin ushtarak.

Ndërkohë raportohet se pak më vonë gjatë ditës një tjetër bombë shpërtheu mirëpo nga ky sulm i dytë nuk pati viktima.
XS
SM
MD
LG