Ndërlidhjet

Korçë: Përplasen dy makina, digjet viktima



Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mëngjesin e sotëm në Korcë.

Policia tha se në orën 06:00 në aksin Korçë-Bilisht, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, Ervin Prisoji 30 vjeç, ka gjetur vdekjen pasi automjeti shpërtheu ne flakë.

Burimet e policisë thanë se 30 vjecari u dogj brenda në makinë.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi viktima tentoi të parakalojë një automjet, por nuk arriti dhe është përplasur me një tjetër makinë.
XS
SM
MD
LG