Ndërlidhjet

logo-print

Lirohet gazetari japonez i mbajtur peng nga talibanët


Mediat e Japonisë raportojnë për lirimin e një gazetari japonez që besohej se ishte rrëmbyer nga talibanët në Afganistan. Gazetari u lirua pas 5 muaj mbajtjeje peng.

Agjencia japoneze e lajmeve, Xhixhi, citon një diplomat i cili thotë se Kosuke Tsuneoka pasi ishte raportuar si i humbur në veriun e Afganistanit në muajin prill, tani gjendet ne ambasadën japoneze në Kabul.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme japoneze në Tokio, megjithatë, nuk pranoi të komentojë për këto raporte.

Që nga viti 2001 kur ndërhyrja ushtarake amerikane largoi nga pushteti talibanët, ky grup radikal islamist ka rrëmbyer disa të huaj, shumica gazetarë.
XS
SM
MD
LG