Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet baza ushtarake e rekrutimit në Bagdad



Një sulmues me një veturë bombë ka goditur sot një bazë ushtarake në kryqytetin irakian duke lënë të vrarë një ushtar dhe lënduar gjashtë të tjerë.

Lajmin e konfirmoi Ministria e Brendshme e Irakut, e cila sqaroi se sulmi u krye në afërsi të shtabit qëndror të Komandës Ushtarake, Rusafa, në veri të Bagdadit.

Kjo bazë e cila shërben si qendër e rekrutimit të ushtarëve, ishte sulmuar edhe më 17 gusht ku një sulmues vetëvrasës vrau 59 persona.

Sulmi i sotëm vjen më pak se një javë pasi Uashingtoni deklaroi fundin e misionit luftarak amerikan në Irak.
XS
SM
MD
LG