Ndërlidhjet

Aeroplanë izraelitë goditën jugun e Gazës



Aeroplanët luftarak izraelit sulmuan sot me raketa pjesën jugore të Rripit të Gazës, përfshirë dhe tunelin kontrabandues përgjatë kufirit me Egjiptin.

Raportohet se të paktën dy persona janë lënduar.

Të shtunën, militantë që konsiderohen aleat me grupin radikal, Hamas, njoftuan se kanë goditur Izraelin me një raketë. Nuk është raportuar për të lënduar nga sulmi.

Dhuna ndërkufitare është e para që prej nisjes së bisedimeve direkte në mes të presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abas dhe kryeministrit izraelit, Benxhanim Netanjahu, në Uashington.
XS
SM
MD
LG