Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon tërheqja e kursimeve nga banka e Kabulit



Klientët e bankës më të madhe afgane, banka private e Kabulit, janë mbledhur sërish para sporteleve për të tërhequr të gjitha kursimet e tyre.

Kjo është dita e dytë që një gje e tillë po ndodh pas raportimeve për korrupsion të nivelit të lartë që u raportua në mediat amerikane.

Ndërkohë janë shtuar edhe masat e sigurisë në zyrën qëndrore të Bankës së Kabulit. Shumë klientë thonë se kanë humbur besimin në bankë.

Shefi i Bankës Qëndrore afgane, Abdul Kadir Fitrat, ka ri-siguruar depozitorët se paratë e tyre janë të sigurta në bankën e Kabulit.
XS
SM
MD
LG