Ndërlidhjet

Garda revolucionare e Iranit mohon sulmin ndaj opozitarit


Garda revolucionare e Iranit sot ka hedhur poshtë lajmin se ata dhe policia speciale e kanë sulmuar shtëpinë e opozitarit, Mehdi Karubi.

Kjo gardë sqaroi përmes një komunikate se shtëpia e Karubit është e rrethuar nga “elemente të jashtëligjshëm” që nuk kanë të bëjnë me Gardën Revulucionare apo me milicinë “Basij.”

Sulmuesit ishin të armatosur ndërsa gjuajtën shtëpinë e liderit të opozitës me koktei molotovi. Ky sulm e plagosi shefin e rojeve të Karubit.

Faqja e internetit e liderit të opozitës, “Saham Neës” njofton se mbi 50 pjesëtarë të “Basij”, një forcëe vullnetare kjo që është lojale ndaj liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei dhe militantë të tjerë kanë rrethuar shtëpinë e Karubit dhe të njejtit kanë kryer sulmet.
XS
SM
MD
LG