Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Talibanët kërcënohen t'i sulmojnë vendvotimet



Talibanët u kërcënuan sot se do t'i sulmojnë vendvotimet në zgjedhjet parlamentare të 18 shtatorit në Afganistan, duke i paralajmëruar afganët që të mos dalin në votime.

Zëdhënësi i talibanëve Zabiullah Muxhahid i tha agjencisë AP se nga zgjedhjet "do të përfitojnë vetëm të huajt, të cilët duan që ta vazhdojnë praninë e tyre në vend përmes këtij procesi".

Zyrtarët e zgjedhjeve planifikojnë të hapin 5.897 vendvotime, ndërsa më shumë se 900 syresh i kanë eliminuar për shkaqe sigurie.

Votuesit do t'i zgjedhin 249 anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit nga më shumë se 2.500 kandidatë, përfshirë dhjetra gra.
XS
SM
MD
LG