Ndërlidhjet

Vatikani presion Iranit per gruan e dënuar me vdekje


Vatikani ka njoftuar se përmes kanaleve diplomatike po bënë presion ndaj Iranit që të falë jetën e gruas iraniane që është e dënuar me vdekje për paturpësi.

Rasti i Sakine Mohammadi Ashtiani, një nënë 43 vjeçare, e dënuar me vdekje, fillimisht përmes goditjes me gurë, është bërë temë që ka nxitur zemërimin e botës.

Avokati i saj tashmë ka ikur nga Irani. Me herët Brazili i kishte ofruar azil kësaj gruaje megjithatë propozimi ishte hedhur poshtë nga Irani.

Zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi ka thënë përmes një deklarate se Papa po i kushton rastit “vëmendje dhe përkushtim”. Deklarata gjithashtu nënvizon se “goditja me gurë është formë brutale” e vdekjes.

Kisha katolike i refuzon dënimet me vdekje.
XS
SM
MD
LG