Ndërlidhjet

Më shumë viktima në Afganistan


NATO njofton se 3 ushtarë të forcave të koalicionit janë vrarë në sulme të ndryshme në pjesën jugore të Afganistanit gjatë fundjavës.

Forca e NATO-s në Afganistan njoftoi përmes një komunikate se dy ushtarë u vranë sot në sulme direkte të Talibanëve derisa i treti vdiq të shtunën pas një sulmi me automjet bombë.

Ndërkaq një komunikatë tjetër e bërë publike nga qeveria rajonale e Kandaharit thotë se forcat e NATO-s dhe ato të Afganistanit kanë vrarë 13 luftëtarë taliban gjatë një operacioni në këtë krahinë.
XS
SM
MD
LG