Ndërlidhjet

Daçiq: Çështja e Kosovës të zgjidhet me dialog



Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Banja Llukë se në shembujt e Serbisë dhe të Republikës Serbe të Bosnjes, shihet se bashkësia ndërkombëtare përdor standarde të ndryshme në hapësirat e ish Jugosllavisë.

"Disa faktorë ndërkombëtarë e mbrojnë integritetin territorial të Kosovës së pavarur, por para kësaj e cënuan integritetin territorial të Serbisë", tha ai pas takimit me kryeministrin e serbëve të Bosnjes, Millorad Dodik.

"Kur Republika e Serbëve të Bosnjes e përmend çështjen e referendumit apo idetë për shkëputjen nga Bosnja, atëherë përsëri kthehemi në parimin e ruajtjes së integritetit terrotirial", ka thënë Daçiq në Banja Llukë.

"Nuk duam që gjeneratat pas nesh të shqetësohen me problemet tona", ka porositur Daçiq, duke theksuar se do të ishte më mirë që çështja e Kosovës të zgjidhej me dialog dhe kompromis, në interes të serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë atje.
XS
SM
MD
LG