Ndërlidhjet

Ministri bask i pakënaqur me njoftimin e ETA-s



Qeveria rajonale baske tha se njoftimi për armëpushim i bërë nga grupi seperatist, ETA, është “absolutisht i pamjaftueshëm” pasi ata nuk kanë hequr dorë nga dhuna e as nuk po shpërbëhen.

Ministri i Brendshëm bask, Rodolfo Ares, është i pari zyrtar nga ky rajon që komenton njoftimin e ETA-s ku thuhet se ata nuk do kryejnë më sulme.

ETA nuk e bëri të qartë nëse grupi do t'i dorëzojë armët apo sa i gjatë do jetë armëpushimi.

Ares tha se zotimi i ETA-s, “nuk përfshin atë që shumica e popullatës së shoqërisë baske e do dhe e kërkon nga ETA, e që është heqja dorë definitivisht nga aktivitetet terroriste.”
XS
SM
MD
LG