Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës u vranë 14 policë


Nga një sulm vetëvrasës me bombë, kundër një stacioni të policisë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 14 policë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Policia njoftoi se sulmuesi depërtoi me veturën e tij në stacionin policor në qytetin Lakki Marwat.

Ky është sulmi i tretë i këtillë në këtë vend, brenda një jave.

Afro 100 vetë ishin vrarë nga sulmet vetëvrasëse me bomba në manifestimet e myslimanëve shiitë, që janë pakicë, në qytetet Lahore dhe Quetta, gjatë javës së kaluar.

Talibanët në Pakistan kishin pretenduar se këto sulme janë ndërmarrë nga ata.
XS
SM
MD
LG