Ndërlidhjet

Gjermani: Vazhdohet jetëgjatësia e centraleve atomike


Partitë në koalicionin qeverisës në Gjermani janë pajtuar për vazhdimin e jetëgjatësisë së centraleve atomike në këtë vend.

Pas bisedimeve të gjata në Berlin, ministri i ambientit, Norbert Roettgen, tha se jetëzgjatja e stacioneve atomike gjermane, mesatarisht do të vazhdohej për 12 vite.

Kjo marrëveshje e përfundoi periudhën prej disa muajve të ndarjeve brenda koalicionit.

Në Gjermani ekzistojnë 17 centrale atomike.
XS
SM
MD
LG