Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Po rritet kërcënimi islamist


Policia e Gjermanisë thotë se kërcënimi islamist në këtë vend po rritet. Shefi i Zyrës federale penale, Joerg Ziercke, i tha gazetës Tagespiegel se policia “ka prova se 70 individë e kanë kompletuar stërvitjen paramilitare në kampet terroriste dhe se 40 vetë e kanë përvojë luftarake nga përleshjet në Afganistan”.

Ai mëtutje ka argumentuar se vendimi i Gjykatës më të lartë në Gjermani, për kufizimin e të dhënave telefonike dhe në Internet, po i vështirësojnë hetimet.

Dje javorja Der Spiegel ka raportuar se islamistët gjermanë, të mbajtur nga trupat amerikane në Afganistan dhe të hetuar prej muajit korrik, kanë zbuluar detaje për sulmet e planifikuara në caqet në Gjermani dhe në vendet e tjera në Evropë.
XS
SM
MD
LG