Ndërlidhjet

Sarkozi me një propozim kundërthënës



Presidenti francez, Nikola Sarkozi, po kërkon miratimin e një ligji, i cili lejon heqjen e nënshtetësisë personave të natyralizuar nëse kryejnë krim ndaj policëve apo zyrtarëve publikë.

Nëse një qytetar francez , që ka jo më shumë se dhjetë vjetë në Francë, dhe vret apo përpiqet të vrasë anëtarë të forcave të rendit apo të administratës publike mund të humbasë qytetarinë, theksohet në propozim ligjin e presidentit Sarkozi.

Ky është një nga propozim ligjet kundërthënëse të iniciuara nga qeveria e djathtë. Ky propozim vjen në kohën kur dëbimi i romëve nga Franca ka ngjallur reagime negative në disa nga institucionet evropiane dhe në mesin e organizatave që merren me të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG