Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet shkarkimi i guvernatorit



Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për seancën e radhës propozimin e Bordit të Bankës Qëndrore për shkarkimin e guvernatorit Hashim Rexhepi, i cili ndodhet në paraburgim. Kjo shtyrje është me arsyetimin se kjo çështje nuk është diskutuar mjaftueshëm në komisionet përkatëse.

Guvernatori Rexhepi akuzohet për më shumë se gjashtë vepra penale, si korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe shpëlarje të parave.

Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi, është arrestuar me 23 korrik, ndërsa së fundi Gjykata e qarkut ia ka zgjatur paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.

Kuvendi gjatë seancës së sotme po ashtu ka shtyrë për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore. Kjo shtyrje është bërë me arsyetim të mungesës së shumicës së deputetëve në sallë. Ky dokument nuk ka kaluar dy-tri herë gjatë sesionit të kaluar veror të legjislativit kosovar.
XS
SM
MD
LG