Ndërlidhjet

logo-print

Kushner premton ndihmë për Ashtianin



Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner, tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të shpëtuar iranianen Sakineh Mohamadi Ashtiani, të dënuar me vdekje për tradhëti bashkëshortore.

Kushner tha se çështja e iranianes së dënuar me vdekje është kthyer në një “çështje personale” për të. Shefi i diplomacisë franceze i bëri deklaratat pas takimit në Paris me Mohamed Mostafai, një nga avokatët e Ashtianit.

Irani e ka hequr ekzekutimin me gurë për Ashtianin, por ekziston rreziku se ajo mund të varet në çdo kohë. I biri 22 vjeçar i iranianes tha se i druhet ekzekutimit të nënës së tij pas përfundimit të Ramazanit.
XS
SM
MD
LG