Ndërlidhjet

Arrestime në Novi Pazar



Policia serbe tha se gjatë fundjavës ka arrestuar një numër personash në qytetin e Novi Pazarit, i banuar me shumicë boshnjake. Zyrtarët serbë nuk kanë dhënë numrin e saktë të arrestuarve, por thanë se ndalimet janë bërë nën akuzat për prishje të rendit publik dhe për sulme ndaj policisë.

Rreth 1000 persona morrën pjesë në protestat e fundjavës, që kundërshtonin ndërtimin e një kopshti në një sipërfaqje toke që pretendohet nga bashkësia islame. Mediat serbe raportuan se katër policë ishin lënduar gjatë rrahjes mes protestuesve dhe forcave të rendit.
XS
SM
MD
LG