Ndërlidhjet

OKB: Kriza, pak ndikim në investimet e huaja



Kriza ekonomike ka pasur më pak ndikim se ç'pritej në investimet e huaja, thuhet në një raport të Konferencës së OKB-së mbi Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).

Studimi përfshin 236 korporata dhe vetëm 18% e të anketuarve tha se kriza ndikoi në shkallë të madhe në uljen apo mbylljen e investimeve të huaja.
Kompanitë kanë ruajtur në tërësi strukturën e përgjithshme të pranisë në vende të ndryshme, me pak ndikim në shkallën e ndërkombëtarizimit, thuhet në raportin e agjencisë së OKB-së.

Sipas të njëjtave burime Kina, India e Brazili janë tre vendet më tërheqëse për investimet e huaja direkte për periudhën 2010-2012. Në 2009 Shtetet e Bashkuara renditeshin të dytat, por tashmë kanë kaluar në vendin e katërt.
XS
SM
MD
LG