Ndërlidhjet

logo-print

Putini, ende pa vendim për zgjedhjet e 2012-ës



Vladimir Putin, aktualisht kryeministër i Rusisë, nuk e ka vendosur ende nëse do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Putin, duke folur sot në qytetin e Soçit, tha se do ta marrë vendimin kur të afrohet koha e zgjedhjeve.

Putini ka shërbyer si president i Rusisë për dy mandate rradhazi, aq sa është maksimumi i lejuar nga Kushtetuta. Pas ndërprerjes Putini ka të drejtë ligjore që të kandidojë sërish për zgjedhjet e vitit 2012.

Putini dhe Medvedevi kanë lënë të kuptohet se një prej tyre do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 dhe se do të merren vesh paraprakisht se kush do të jetë kandidati.
XS
SM
MD
LG