Ndërlidhjet

Obama shpall planin ambicioz të infrastrukturës




Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për një plan të ri gjithpërfshirës infrastrukturor si pjesë e përpjekjeve për të shtuar vendet e punës.

Obama e bëri këtë thirrje në Miluoki, Uiskonsin, me rastin e Ditës së Punëtorëve, në kohën kur treguesit thonë se ekonomia amerikane po lëkundet.

Plani parasheh investim të rreth 50 miliardë dollarëve në gjashtë vitet e ardhshme në ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, aeroporteve, trenave të shpejtë, dhe krijimin e një banke të infrastrukturës.

Propozimi duhet të miratohet nga Kongresi.
XS
SM
MD
LG