Ndërlidhjet

logo-print

ElBaradei: Të bojkotohen zgjedhjet në Egjipt



Lideri prodemokratik në Egjipt Mohamed ElBaradei, ish kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare në Egjipt të caktuara për nëntor.

AP citon ElBaradein të ketë thënë se votimet me siguri do të jenë të manipuluara në favor të autoriteteve në pushtet, dhe se pjesëmarrja në votime nuk do ta ndihmonte transformimin e Egjiptit në një demokraci të vërtetë, por vetëm do të legjitimonte sistemin e mbyllur politik.

Ai tha se partia në pushtet ka dështuar të qeverisë si duhet, dhe ka sjellë vetëm varfëri, analfabetizëm dhe mospërfillje të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG