Ndërlidhjet

Greqi: Kryeministri bën ndryshime në qeveri



Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar në përpjekje për të forcuar përgjigjen e administratës së tij ndaj krizës së borxheve.

Ndryshimet nuk parashohin largimin e ministrit të financave.

Qeveria socialste do të ketë ministra të rinj të punës, ekonomisë, shëndetësisë dhe bujqësisë.

Opozita Demokracia e Re i ka kritikuar ndryshimet duke i quajtur dëshmi për dështimin e qeverisë.
XS
SM
MD
LG