Ndërlidhjet

Komandantët amerikanë kundër planeve për djegien e Kuranit



Komandanti i ushtrisë amerikane në Afganistan u deklarua kundër planeve të një kishe amerikane për t’i djegur kopjet e Kuranit, duke thënë se një hap i tillë provokativ mund t’i rrezikojë jetët e personelit të Shteteve të Bashkuara.

Gjenerali Dejvid Petraus, tha se djegia e librit të shenjtë islamik mund të “shkaktojë probleme të rëndësishme” për Shtetet e Bashkuara jo vetëm në Afganistan, por “gjithkund në botë”.

Ambasada amerikane në Kabul gjithashtu i donoi planet për djegien e Kuranit.

Një kishë nga Florida tha se anëtarët e saj kanë plane që t’i djegin kopjet e Kuranit të shtunën në 9 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.
XS
SM
MD
LG