Ndërlidhjet

Australi: Kryeministrja formon qeveri të re



Kryeministrja e Australisë Julia Gillard do të formojë qeveri të re pasi dy ligjvënës të pavarur e mbështetën koalicionin e saj, duke i dhënë shumicën e nevojshme në Parlament.

Vendimi i shpallur sot nga ligjvënësit Toni Vindzor dhe Rob Oakshot, i jep fund ngërçit dy javor politik, pas zgjedhjeve parlamentare.

Partia e Gillard tash kontrollon 76 nga 150 ulëset në Dhomën Përfaqësuese.

XS
SM
MD
LG