Ndërlidhjet

Francë: Grevë e përgjithshme kundër reformave pensionale



Sindikatat e punëtorëve në Francë kanë thirrur grevë të përgjithshme për të protestuar kundër reformave pensionale të propozuara nga presidenti Nikolas Sarkozi.

Greva 24 orëshe pritet ta çrregullojë transportin publik, trafikun ajror dhe shërbimin postar.

Organizatorët thonë se presin që qindra mijë njerëz t'i bashkangjiten protestës, e cila do të mbahet në disa qytete të Francës.
XS
SM
MD
LG