Ndërlidhjet

Teheran: Bota të mos përzihet në punët iraniane


Irani sot ka kërkuar nga vendet e jashtme, që të mos përzihen në sistemin e tij juridik dhe t’i ndalin përpjekjet, që rastin e gruas së dënuar me vdekje me gurë për tradhti bashkëshortore, ta shndërrojnë në rast të të drejtave të njeriut.

Rasti i 43 vjeçares, Sakineh Mohammadi Ashtiani, nënë e dy fëmijëve, që është dënuar me vdekje për marrëdhënie të paligjshme seksuale dhe e akuzuar për involvim në vrasjen e burrit të saj, ka nxitur protesta ndërkombëtare.

Zëdhënësi i qeverisë së Iranit, Ramin Mehmanparast, tha sot se skandali ishte i bazuar në informacionet e rrejshme lidhur me rastin Ashtiani.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka thënë se ishte i tmerruar për dënimin e saj.

Raportet në mediat iraniane kanë sugjeruar se dënimi me gurë ndoshta mund të tërhiqet, por megjithatë Ashtiani, mund të dënohet me varje.
XS
SM
MD
LG