Ndërlidhjet

logo-print

Phenian: Koreja Veriore kërkon ndihmë nga Koreja Jugore


Koreja Jugore thotë se Koreja Veriore rivale ka kërkuar ndihmë në oriz, çimento dhe pajisje të rënda ndërtimore, për t’u përballuar me vërshimet aktuale shkatërruese.

Ministria e bashkimit e Koresë Jugore ka njoftuar sot se zyrtarët po e shqyrtojnë kërkesën e Veriut.

Zyrtarët theksojnë se kërkesa e Koresë Veriore komuniste është përgjigjje ndaj një oferte të Kryqit të Kuq të Koresë Jugore, për të ndihmuar me 8.5 milionë dollarë, për vërshimet e mëdha, që e kishin përfshirë Korenë Veriore.

Tensionet ndërmjet dy Koreve vazhdojnë të mbesin të larta prej se Seuli e ka akuzuar Phenianin për fundosjen e luftanijes jugkoreane me 46 marinarë, në muajin mars të këtij viti.

Koreja Veriore i ka hedhur poshtë akuzat se e ka fundosur anijen.
XS
SM
MD
LG