Ndërlidhjet

Dodik: Nuk e dij si do të votoj Bosnja


Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, ka deklaruar sot se nuk është e qartë se si do të votoj Bosnjë Hercegovina për rezolutën serbe për Kosovën, pasi anëtari mysliman dhe kroat i presidencës, më herët, e kanë refuzuar propozimin e Republikës Serbe të Bosnjës, që në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, të mbështetet propozim rezoluta e Serbisë.

Dodik u tha gazetarëve në Beograd se anëtarët e presidencës Haris Silajxhiq dhe Zhelko Komshiq, e kanë hedhur poshtë propozimin e anëtarit serb, Nebojsha Radmanoviq, që të mbështetet Serbia, që sipas tij është gjë e logjikshme, meqë Bosnjë Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Millorad Dodik ka vlerësuar se politikanët në Sarajevë qëmoti do ta kishin pranuar pavarësinë e Kosovës, por këtë nuk mund ta bëjnë për shkak të kundërshtimit të qartë të RS-së.
XS
SM
MD
LG