Ndërlidhjet

logo-print

Barroso: Prioritet i BE-së – rritja e qëndrueshme


Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, tha sot se ripërtritja ekonomike në Bashkimin Evropian, po e zë ritmin dhe rritja këtë vit do të jetë më e lartë se sa ishte parashikuar fillimisht. Ai theksoi se prioritet kryesor i BE-së është rritja e qëndrueshme.

“Qëllimi ynë është rritja – e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Ky është prioriteti ynë kryesor”, tha Barroso.

Por, zoti Barroso tha se papunësia në BE “ende është shumë e lartë”.

Këto komente ai i bëri në fjalimin e tij të parë të “gjendjes së unionit”, para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Zoti Barroso theksoi se reformat strukturore duhet të përshpejtohen gjatë 12 muajve të ardhshëm dhe 27 vendet e BE-së tash duhet të tregojnë solidaritet.

Këtë vit, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ato të euro zonës, kishin kaluar nëpër probleme të krizës së borxheve.
XS
SM
MD
LG