Ndërlidhjet

Berlin: Policia i bastisi zyrat e grupit Neonazist


Policia e Gjermanisë i ka bastisur zyrat e grupit më të madh Neonazist, duke kërkuar dëshmi në kuadër të përpjekjeve për ndaljen e veprimtarisë së tij.

Ministria e brendshme njoftoi se bastisja kundër grupit HNG, u bë në 9 prej 16 provincave.

Autoritetet thonë se grupi ishte formuar në vitin 1976 dhe mendohet se i ka 600 anëtarë.

Ministria e brendshme e akuzon këtë organizatë për përpjekje të forcimit të grupeve të së djathtës ekstreme.
XS
SM
MD
LG