Ndërlidhjet

Paris: 2.5 milionë veta protestojnë për shtyerjen e pensionimit



Më shumë se 2.5 milionë veta kanë protestuar në Francë kundër planeve të presidentit, Nikolas Sarkozi, që kufiri për shkuarjen në pension të ngritet nga 60 në 62 vjet, kanë bërë të ditur sindikatat, që kanë organizuar grevën.
Policia franceze më heret kishte thënë se numri i protestuesve ishte 450 mijë veta.
Sindikatat thonë se qeveria e Sarkozit me këtë masë ka goditur një nga të arriturat më të mëdha të vendit në planin social.
Ministri për Punë, Erik Vert, ka deklaruar se pavarësisht nga protestat, qeveria do të çojë përpara reformën.
XS
SM
MD
LG