Ndërlidhjet

logo-print

Shtëpia e Bardhë: Shqetësim për planet për djegien e Kuranit


Shtëpia e Bardhë sot ka shprehur shqetësim për planet e një kishe të krishterë në Shtetet e Bashkuara, për t’i djegur kopjet e Kuranit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, i ka përsëritur komentet e komandantit të trupave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, gjeneral Dejvid Petraeus, duke thënë se “çfrarëdo aktiviteti sikur ky, që i vë në rrezik trupat tona, do të jetë shqetësim për këtë administratë”.

Shqetësimet e gjeneralit Petraeus, i ka mbështetur edhe sekretari i pëergjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili, poashtu, i ka dënuar planet e kishës.

Teri Xhons, nga kjo kishë, tha se u ka dhënë konsideratë “serioze” shqetësimeve të gjeneralit Petraeus, por megjithatë planet do të vazhdojnë.

Sipas këtyre planeve, parashihet që, këtë të shtunë, në përvjetorin e sulmeve terroriste në SHBA, më 11 shtator 2001, anëtarët e kësaj kishte do t’i djegin kopjet e Kuranit.
XS
SM
MD
LG