Ndërlidhjet

Nju Jork: Kulla qëndrore përfundon në 2013



Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut njoftojnë se kulla qëndrore, që është pjesë e kompleksit të madh, i cili po ndërtohet aty ku dikur ishin kullat binjake do të përfundojë në vitin 2013.

Të njëjtat burime pohojnë se memoriali në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 do të hapet vitin tjetër në 10 vjetorin e tragjedisë.
Rreth 3000 persona vdiqën nga sulmet në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork nëntë vite më parë.
XS
SM
MD
LG