Ndërlidhjet

Mitrovicë: Vritet 31 vjeçari Hakif Mehmeti



31 vjeçari Hakif Mehmeti është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së martës në lagjjen “Kodra e Miantorëve” në veri të Mitrovicës, njofton Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se ngjarja e ndodhur në ora 21.40 është klasifikuar si krim i rëndë nga autoritetet e rendit, por ende nuk dihen motivet apo autori.

Policia qysh mbrëmë ka marrë në pyetje disa persona si dëshmitarë të mundshëm. Hoti për Radion Evropa e Lirë tha se policia po kërkon një automjet golf me ngjyrë të bardhë, pa targa, nën dyshimin se ka lidhje me vrasjen e Mehmetit.
XS
SM
MD
LG