Ndërlidhjet

logo-print

OKB: 500 dhunime në Kongo



Zyrtarët e organizatës botërore raportojnë se mbi 500 njerëz, përfshi edhe fëmijë, janë dhunuar nga luftëtarët në lindje të Republikës Demokratike të Kongos gjatë muajve korrik e gusht.

Numri i publikuar nga OKB-ja është gati dy herë më i lartë se statistikat e deklaruara më herët.

Ndihmëssekretari i OKB-së për operacionet paqeruajtëse tha se edhe paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara janë së paku pjesërisht përgjegjës për mosparandalimin e dhunimeve masive.
XS
SM
MD
LG