Ndërlidhjet

Soros jep 100 milionë dollarë për HRW



Miliarderi filantropist, Xhorxh Soros ka dhënë 100 milionë dollarë për Human Rights Watch, me qëllimin që organizata të zgjerohet dhe të fitojë mbështetje më të madhe ndërkombëtare. Ky është një nga kontributet më të mëdha financiare për organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Human Rights Watch do të marrë nga 10 milionë dollarë në vit për dhjetë vitet e ardhshme.

“Para së gjithash besoj fuqishëm dhe e njoh mirë këtë organizatë. E njoh mirë efikasitetin dhe ruajtjen e shpirtit të saj”, tha Soros.
XS
SM
MD
LG